Edhe pse ishte ndër personazhet e fundit që i ishte bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello u kthye shpejt n një konkurrente të fortë dhe ndër më të pëlyqerat e publikut. Por ditën e djeshme, nëpërmjet një zarfi të zi, Ermiona u përjashtua nga BBV me arsye se ka shkaktuar dhunë verbale. Pas daljes ajo mori mbështetjen e madhe të publikut dhe të personazheve të njohur. Mes tyre edhe Albërie Hadërgjonaj.
Por a e dini se Ermiona dhe Albërija kanë qenë kunata. Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, sipërmarrësit nga Deçani – Mentor Hadërgjonaj.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albërija.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.