Pergjaken rrugët/ Ndërron jetë në spital këmbësori që u përplas në aksin Korçë-Pogradec

3 jetë të tjera të humbura në 3 aksidente gjatë kësaj të premteje në vendin tonë. Policia e Korçës njofton se rreth orës 18:58 në aksin rrugor Korçë – Pogradec” në afërsi të fshatit Lumalas një këmbësor i moshës i identifikuar si Olger Zhuti, 39 vjeç është përplasur nga një automjet në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Korçës.

Viktima është banues në Korçë. Më të rendë ngjarjen e bën largimi i drejtuesit të automjetit nga vendi i aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: