Skenderbeu mbyll sot përgatitjet intesive për takimin e së shtunës në kuadër të javës se 19-të, ndaj Tomorit te Beratit. Skuadra korçare po shkëlqen ndeshje pas ndeshje. Kjo meritë i takon ekskluzivisht Ivan Gvozdenoviç i cili po tregon se është i duhuri për të drejtuar korçarët. Që pas emërimit të tij në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje.
Nëse fillimisht objektivi “Superiore” dukej i vështirë, tashmë për Skënderbeun gjithçka është bërë më e lehtë.
Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 9 ndeshje ka arritur të koleksionojë plot 21 pikë. Në tre takimet e tjera, ai është ndalur në barazim. Aktualisht Skënderbeu gjendet në vendin e tretë në Kategorinë e Parë me 34 pikë, aq sa ka dhe Dinamo e vendit të dytë. Ndërkohë Flamurtari renditet në të parin me 1 pikë më shumë.
Neser me shumë se kurrë kerkohet perqendrim per te realizuar objektivin rimarjen e kreut dhe ngjitjen ne kategorine superiore.


