Kemi qenë në një burg me Qetsorin”/ Bled Mane: “Ai qëndronte në bodrum me hajdutët e pusetave…

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për 3 eksperiencat e tij me burgun. Gazetari ka qenë tre herë i arrestuar, por më shumë se një faj, ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme. Por doli Bledi Mane dhe hyri Qetsori.

Edhe ky i fundit ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimi. “Nuk jam çun burgu unë! “, është shprehur ai. Por për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai a treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim…

Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…””, janë fjalët e Bledi Manes.

Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.