S’përmbahen burrat nga Korça, Pogradeci dhe Devolli, rrahin grate dhe komshinjtë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 41 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.