Pal Kola, roja i sigurisë së Top Channel, mbeti i vrarë pas mesnate si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj ambienteve të televizionit kombëtar. Gazetari Artan Hoxha thotë se pas gati një muaji, Kola do të bënte 61 vjeç. “Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare…. Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…”….
Kur degjoj presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e brendshem, deputetet e mazhorances, te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari, krejtesisht te pafajshem, te varfer, te keqpaguar, me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit: “
O, si nuk kam një grusht te fuqishem! Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”
