Vjen deklara e parë nga Top Channel në lidhje me atentatin…

Sot mediat dhe publiku janë shokuar nga ngjarja e ndodhur në mesnatë pranë ambjenteve të Top Channel. Pas kësaj ngjarje për herë të parë vjen dhe reagimi nga vet Top Channel. “Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel, është themeluar, krijuar me frymën e njeriut që ndërtoi jo vetëm idenë e një media shqiptare me vlera perëndimore, por dhe mbi të gjitha e një media që përfaqësohet nga grupi i madh i profesionistëve të shquar, figurave publike dhe intelektuale, që çdo ditë ne një transmetim të pandalshëm televiziv e jo vetëm, i shërbejnë publikut me dedikim të plotë.

Top Channel, është e do të jetë, në shërbim të publikut shqiptar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të minuesve të demokracisë, të cilat i njohin dhe përballojnë të gjitha mediat e lira që adhurojnë e ndërtojnë përkrah vlerave perëndimore për ndërtimin e institucioneve dhe principeve të shoqërisë shqiptare.” – është shprehur Topi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.