Një aksident i frikshëm është regjistruar në dalje të parkut të qytetit të Korçës, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Një prej drejtuesve është nisur me urgjencë drejt spitalit. Bluzat e bardha konfirmojnë se ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht shkak dyshohet lagështia në rrugë.
Aksident në Korçë/ Përplasen dy mjete, transportohet në spital njëri nga shoferët pic.twitter.com/gPgO8dtO2L
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 3, 2023
