‘Edhe unë do dal në protestë’ /Mesazhi i fortë i Jorgji Sidherit për Zvërnecin :“Sot e jona, nesër jo!”

Nga Jorgji SIDHERI:

Sot -unë, ti, ai, ajo që po më lexon e ke mundësinë të shkosh të vizitosh atë lagunë.
Të bësh foto, të ulesh në breg të meditosh apo edhe të lahesh atje ku është e mundur !
NESËR JOO !
Nuk nuk do i kemi më këto mundësi !

Pse ?!
●Sot pa filluar mirë na u hoq drejta e informacionit se çfarë po ndërtohet dhe kush po e ndërton!
U vendos Tabela me flamurin shqiptar NDALOHET HYRJA
RESPEKTO !
U vendos Tabela me flamurin e Izraelit “הכניסה אסורה
כבדו זאת.!

Pas protestës doli emri i kompanisë së parë, regjistruar në Shqipëri (pa kapital).Dolën 3 kompani nënkontraktore (pa kapital)
Dolën dy shtetas holandezë përfitues (njëri rus e tjetri bullgar) që kanë nga një kuti postare vetëm në Hollandë.

Vijnë 195mln$ e para nga dy vëllezër nga Katari.
●Nuk ka transparencë fare se kush po investon realisht …!
●Sot u vendos gardhi me tela rrethore me gjemba si ato të reparteve ushtarake të kohës moderne.Pas protestës u hoqën telat.
Sot nuk hyn më në një sipërfaqe mbi 450 hektarë.Ku brenda ka “Monumente Natyre” Pronë Shtet 39ha.

Sot nuk shkojmë dot si shkonim deri dje pa u rrethuar prona dhe Bregdeti i lagunës!
●Një tokë shqiptare , një lagunë me sipërfaqe të madhe sepse shtohet edhe sipërfaqja ujore Pronë Shtet nuk do jetë më e aksesueshme për ne.

Arsyeja është e thjeshtë :Sot na pengon vetëm gardhi nesër do na pengojë Çmimi që duhet paguar për të hyrë në atë resort ! Sdo ketë pagesë hyrje por status të lartë klienti pa të hysh !

Resorti do jetë për njerëzit super të pasur e jo për Popullin, as për komunitetin e zonës !
Tamam anës detit i palarë…

●Një shembull real bindës !
Vjet pata fatin të zbuloj një tokë shqiptare por të “ndaluar” për Popullin shqiptar!
Një super resort (shumë miliona euro investim) që fillonte nga mali lart dhe zbriste tek bregu i ujit të detit.
Pronari po paguante një të punësuar shqiptar : “Na rropët !” – foli burri që bëri pagesën cash me buzëqeshje. Unë kalova ngjitur dhe fola po me buzëqeshje : pa këta dhe duart e tyre nuk mbahet ky biznes.

U habit kur dëgjoi shqip ; Taksixhi je, solle turistë?

Jo- i thashë jam vetë turist !
Unë jam pronari- dhe unë nuk punoj me shqiptarë , prandaj mos më thuaj se jam shqiptar.

Nuk kam asnjë shqiptar në hotel !
Do tju nxjer ID ?!
Mbeti i habitur – nga cili shtet është bërë pagesa ?

Nga Australia – i thashë.Po-tha,janë 3 dhoma me australianë! Një dhomë është për mua dhe gruan i thashë.

E shikon që nuk vjen nga Shqipëria.Shqiptarët nuk kanë këllqe të hyjnë këtu është shtrenjtë dhe nuk punoj fare me prenotime nga Shqipëria ! Nga Korça jam i thashë dhe në Korçë jetoj !
Në fillim vazhdoi me tregimin e investimit gjigand, nga ato për të cilat një miku im thotë paratë kanë shkuar me kamion, me thasë nuk arrijnë.

Poshtë sheshit parking sipër, (poshtë malit) kushedi sa makina mund të parkoheshin, kuptohet makina vip që mos meret vesh se kush ishte në resort.Edhe lulet dhe palmat të importuara…
-Edhe personelin prej 150 të punësuar, e kam të huaj, pak kam shqiptarë -tha.Keni bërë super investim Bravo, ta gëzoni !
Faleminderit!- tha.

Pasi u bind që isha vërtet banor i Shqipërisë, e mori “kthesën” menjëherë.Me kredi e kemi bërë ! Nuk të pyeta se si e keni bërë i thashë, ta gëzoni.(po me “kredi” thashë me vete)
Duke vazhduar pak më tutje pashë një tabelë 3D super të madhe (shumë herë më të madhe se ajo që ka vetë banka) në një faqe të madhe muri me emrin e një banke (flitet që e ka Byroja lart).

E kuptova që emri i bankës ishte vendosur që mos shkelte për kontroll asnjë institucion kontrolli shqiptar!!! Ajo tabelë sa hyje dhe dukej kur ktheje makinë duhet ta lexoje “Ndalohet Kontrolli!

Kur u ktheva në Korçë pa dashje dikush më dha infirmacion: toka është dhënë si investitor strategjik me vetëm komplet 1 € /vit ! Atje vetëm prona kushtonte miliona € po të blihej nga privatët- doli se ishte Pronë Shtet !

Pra të nderuar atje hyra “gabimisht” në një tokë shqiptare “PRONË SHTET” të ndaluar për shtetasi shqiptarët ! Pasi kishim ikur ne, në një moment “piku” një fugon i Policisë së Shtetit kishte bërë shërbim 24 orësh në dera, shumë ditë mos hynte asnjë tjetër përveç të huajve turistë, për të siguruar rendin !

Pashë dhe dëgjova ç’mund të dëgjosh në një tokë të mbyllur për komunitetin.
Rethuar dhe e survejuar me kamera me roje në hyrja, trupa 2 metro në dera ku pyetesh për rezervimin (në gjuhën e huaj), rojet flisin me recepsionin në radio bëhej konfirmimi pa hapej trari të hynte makina!

●Po nesër në Zvërnec, në super Resort gjigand ku do pushojnë sheikët, miliarderët e botës dhe oligarkët tanë.
Ne as në TV nuk do kemi mundësi ta shohim jo më të shkelim të fusim këmbët në ujë siç i fusin sot banorët e komunitetit apo dhe ne të tjerët Popull i zakonshëm.
S’do ketë tabelë Ndalohet Hyrja por NDALOHEN ATA QË NUK KANË SHUMË PARÀ !

●Prandaj nesër do protestoj edhe unë në orën 18 në Korçë ! Kam edhe shumë arsye të tjera që i kam shkrojtur përditë shumë e shumë herë !

●Më pyeti një shok sot : Po për Sazanin Çmendim ke ?
Sazani është gjysma e së keqes, po e mori Ivanka e le të investojë (jo ta blejë por me koncesion).
Le të shkojnë sheikët dhe miliarderët- është ishull dhe nuk shkelet me këmbë nga Populli që ta ndjejë NDALIMIN E TIJ !