Aksident tragjik në Librazhd-Prrenjas/ Makina bie në përrua, humbin jetën burrë e grua…

Një aksident u raportua pak minuta më parë. Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, mësohet se kanë ndërruar jetë Arjan dhe Majlinda Yze ,burrë dhe grua nga Devolli. Bëhet e ditur se ata ishin nisur nga Tirana mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se gjatë natës janë përfshirë në aksident duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Gjatë gjithë natës nuk kanë marrë asnjë ndihmë, teksa mjeti i tyre u vu re vetëm mëngjesin e sotëm nga kalimtarët e tjerë që njoftuan menjëherë Policinë. Deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur aksidenti .Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.