Digjet gjatë natës Mercedesi në Korçë, momenti kur i vendoset zjarri(Video)

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në vendin e quajtur “Ura e fajancës”. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal. Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin që i vë zjarrin makinës pasi i hodhi më parë benzinën. Ai shihet pa maskë dhe me një shishe benzinë në dorë ndërsa pëson edhe vetë një djegie nga flakët. Deri më tani autori nuk është identifikuar dhe nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.