Hemoragji e zhgënjimit/ Pranvera zbraz Korçën .Boshatishet pazari, pedonalja dhe Parku…

Korça eshtë një nga qytetet më të prekura nga emigrimi masiv në Shqiperi…e për rrjedhojë tashme ka filluar te ndihet mungesa e fuqisë punëtore edhe ne nivelet me bazike te sherbime. Kudo ndesh tabela kerkojme kamariere,banakiere, shites etj…Ndersa kur sheh te boshatishet pazari, pedonalja dhe Parku thua qe shume elemente te qenesishem nuk funksionojne më…

Nqs ben paralelizem kur viziton perëndimin befas nënkupton dritën, nënkupton se thelbi i shoqërise në fund të fundit është shteti me fytyrë humane…është komuniteti i njerëzve kultivuar mbi bazën e respektit dhe dashurisë së ndërsjelle. E kundërta ndodh tek vendet e pazhvilluara…humanizmi dhe mëshira janë të zbehta. Në shoqëri të tilla njerzit jetojnë si tufa e demëve të egër në shkretëtirën e qyteteve, ku lindin heronjtë e mbijetesës, që mbi supe mbajnë barrën e harrimit dhe në ballin e rudhur, hijet e pikëllimit ….ku ndodh te punosh per 20 apo 30 mije lek ne muaj pa asnje dite pushim…

Në thelb të çdo varfërie është makutëria, zonja e pandëshkuar e shekullit….Brirët e saj janë padrejtësia. Balli i saj është korupsioni. Veshët e saj janë shurdhëria. Hunda e saj ka nuhatje për diamante tenderash .Gjuhë e saj shijon vetëm nektare tepsie, ndërsa të tjerëve ju mbetet kupa e helmet dhe koshi me thërime….

Kur Dielli shuhet, Hëna nuk e zëvëndeson atë.

Shume kerkojne të ndërtojmë shtetin e së drejtës! Pikërisht këtë nuk kemi aftesi ta bëjmë, ndersa jemi shume larg shtetit diell, ku për 33 vite ka ofruar abuzime dhe zullume , duke ia u bërë jetën stres e gri…për rjedhojë shumë krijesa njerëzore mes nesh i shikon rëndom të duken si krijesa të braktisura dhe vetem te ikin…Kjo na turpëron të gjithëve, ndërsa ata që bëjnë politikë i fajëson aq shumë për turp dhe krim….