Disiplina me dorë të hekurt për Skënderbeun/ Pezullohet me 10 ndeshje, Gentian Liçi….

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet për ngjarjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar dhe duket se ekipi më i penalizuar ka qenë Skënderbeu. Zv trajneri Gentian Lici i KF Skënderbeu, u dënua me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur.

Vendimet:       
1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

4. Lojtari i KF Pogradeci, Kevi Berberi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të fk Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10. Rrëzimin e kërkesës së Futboll Klub Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.