Kristi u shpall sonte finalisti i katërt i “Big Brother VIP”. Ai ishte në televotim me Nitën dhe Qetsorin, të cilët u larguan përfundimisht nga shtëpia. “Po më del zemra nga vendi”, u shpreh Kristi mes emocionesh.
Finalistët janë Luizi, Efi, Dea dhe Kristi. Ndërkohë, finalja do të zhvillohet më 6 maj, ku do të mësojmë edhe fituesin.
