Policia rrugore ‘zhdep’ shoferët në Korçë, vendos 717 gjoba…

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 5 leje drejtimi.


Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

264 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.

Janë ndëshkuar 33 drejtues mjetesh për parkime të gabura.

Janë ndëshkuar 400 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: