Meloni i ‘kthen borxhin’ Ramës, e puth në faqe gjatë ceremonisë së varrimit të Berlusconit(Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ia ka ‘kthyer borxhin’ kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke puthur në faqe, gjatë ceremonisë së varrimit të Silvio Berlusconit. Teksa Meloni futet në Katedralen e Milanos, ka shkëmbyer një përshëndetje të ngrohtë me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka përkëdhelur edhe me dashamirësi.

Pasi ka përfunduar përshëndetjen, Rama është ulur në vendin e tij, përkrah liderit të Hungarisë.

Përmbytje në Korçë/ Kjo ishte situata në bulevardin Rilindasit(Video)

Qytetarët e Korçës janë përballur me një stuhi të fortë shiu pasditen e sotme. Përmbytjet e shkaktuar prej intensitetit të shiut, që duhet thënë se zgjati pak minuta, kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Probleme ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve për shkak të përmbytjeve por edhe pemëve të thyera ende në mes të rrugëve.

Situatë me e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”, ku pjesa më e madhe e pusetave të shiut janë jashtë funksionit dhe të bllokuara.

Shiu përmbyt Korçën ,uji hyn brenda dyqaneve dhe garazheve(Video)

Qytetarët e Korçës janë përballur me një stuhi të fortë shiu pasditen e sotme. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut ,uji ka vërshuar në rrugë dhe ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit. Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”, ku pjesa më e madhe e pusetave të shiut janë jashtë funksionit dhe të bllokuara.

Ndërkohë, stuhia dhe era e fortë ka rrëzuar disa pemë në qytet.

Tragjedi në Greqi, mbytet anija me 400 emigrantë(Foto)

Një tjetër tragjedi është shënuar në Greqi, ku është mbytur një anije peshkimi që transportonte emigrantë. Ngjarja ka ndodhur në ujrat e Pylso, ku nga mbytja e anijës kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kanë arritur të shpëtohen deri më tani 104 prej tyre. Mediat greke raportojnë se personat që kanë humbur jëtën janë me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.

Dëshmitë raportojnë se ndërsa anija po lundronte, papritmas pati një tronditje majtas dhe më pas djathtas dhe pasoi fundosja e anijes së peshkimit.

Anija e peshkimit ishte nisur nga Tobruku, Libi, me destinacion Italinë dhe u pa për herë të parë rreth orës 20:00 të së martës. Ndërsa më pas për shkak edhe të dallgëve anija e peshkimit që po transportonte rreth 400 emigratë është mbytur.

Autoritetet greke po vijojnë punën për të gjetur personat e tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Furnizonin” lokalet e natës me kokainë/ Momenti kur policia arreston në flagrancë 5 të rinjtë(Video)

Këtë të Mërkurë janë arrestuar 5 persona për shpërndarje të kokainës në lokalet e natës në Tiranë. Policia bën me dije se atyre u është sekuestruar 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celularë, 710 euro si dhe 149 000 lekë. Mësohet se të arrestuarit janë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç. Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. B. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, për t’i shpëtuar trafikut, gjobitet shoferi(Video)

Trafiku është padyshim burim stresi e shpesh padurimi për shumë shoferë, megjithatë është pjesë e përditshmërisë, sidomos në qytetet e mëdha. Në rrugët e Shqipërisë, ashtu siç nuk mungon trafiku, nuk mungojnë as shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët shpesh janë arsyeja përse trafiku rëndohet edhe më shumë.

Ka raste kur shoferët gjejnë edhe zgjidhje si kjo që përcjell për mediat këtë të mërkurë policia e Tiranës. Shoferi i kësaj makine, për t’i shpëtuar trafikut, iu ngjit nga pas një ambulance, duke lënë pas automjetet e tjera… Megjithatë ky “çlirim” prej pak çastesh i kushtoi plot 40 mijë lekë, pasi u gjobit nga policia rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence. Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur “, njofton policia.

‘Do të martohej së shpejti’/ Babai i 23-vjeçarit që humbi jetën në Itali: “Më çoni te Samiu…

Dua të di të vërtetën për djalin tim. Më çoni te Samiu”. Këto janë fjalët që babai i Sami Macukullit tha pasi 22-vjeçari me origjinë nga Dibra u rrëzua nga një shtyllë tensioni në Itali dhe humbi jetën. Ilirjan Macukulli është i vetmi familjar që i riu shqiptar kishte në Itali dhe ai kërkon të dijë si u rrëzua djali i tij nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta.

Këto janë orë jashtëzakonisht të ndërlikuara dhe të vështira për komunitetin shqiptar të Caorle , por mbi të gjitha janë orë ankthi për kolegët e punës dhe miqtë e Samiut dhe babait të tij.

Samir Cela, që dikur kishte qenë edhe pronari i 22-vjeçarit Sami Macukulli thotë:

Sami ishte një djalë i denjë, i cili mendonte vetëm për të punuar, ai e donte punën e tij. Ai ende banonte në Caorle pavarësisht se punonte për një kompani në Brescia. Dëgjova se një litar u këput. Por si bëhet kjo? Këto punime në shtylla duhet të bëhen duke garantuar siguri! Ne duam të dimë gjithçka për këtë histori. Samiu ishte gati të martohej: ai meriton drejtësinë

I mashtroi duke u shitur makinën që kishte marrë me qira, rrëmbehet dhe dhunohet 22-vjeçari(Video)

Një 22-vjeçar në Kavajë është rrëmbyer dhe dhunuar nga 3 persona për shkak të një konflikti për shitjen e një makine. Policia, pas verifikimeve, arrestoi 3 autorët e dyshuar të rrëmbimit; dy vëllezërit K.D. 32 vjeç dhe E.D. 34 vjeç banues në Tiranë, si dhe shokun e tyre R.Sh. 25 vjeç banues në Durrës.

Këta të tre, sipas policisë, morën me forcë të riun Xh.D. për disa minuta në makinë dhe e dhunuan. Sipas tyre, 22-vjeçari kishte mashtruar 25-vjeçarin R.Sh. për t’i shitur një makinë në vlerën e 4000 Eurove të cilën e kishte marrë me qira nga dy vëllezërit.

Policia arrestoi edhe vetë 22-vjeçarin që u mor peng, si autor të dyshuar të këtij rasti mashtrimi.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Berlusconi nuk i pëlqente supermakinat, por dy modele ishin të preferuarat e tij(Foto)

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në spitalin “San Raffaele” të Milanos në moshën 86-vjeçare. Ndër figurat më të rëndësishme të politikës italiane dhe ndër sipërmarrësit më të mëdhenj në nivel evropian në sektorin e medias, presidenti historik i Milanit për 31 vite (ka fituar 29 trofe), për shumë vite ka qenë vazhdimisht në renditjen e njerëzve më të fuqishëm dhe më të pasur në botë.

Me asete të vlerësuara në rreth 7 miliardë euro, në jetë padyshim që nuk hoqi dorë nga shtëpitë luksoze dhe pushimet shumë të shtrenjta. Megjithatë, “Kavalieri” nuk kishte atë pasionin tipik të manjatëve të mëdhenj për supermakinat.

Nëse kurrë nuk e deklaroi veten një “dashnor” të makinave të fuqishme sportive, Berlusconi me siguri i vlerësonte makinat e cilësisë së lartë. Shumicën e herëve që Silvio Berlusconi është parë duke udhëtuar me makinë, ato ishin automjete zyrtare të blinduara dhe të errëta, që strehonin politikanin dhe truprojat e tij.

Nuk ka shumë informacione për makinat që i përkasin ekskluzivisht ish-pronarit të “Mediaset”, por dy modele ishin sigurisht shumë të rëndësishme gjatë karrierës dhe në përgjithësi në jetën e tij.

Një ‘Land Rover Classic’ i vitit 1988, që ai zotëronte, u nxor në shitje nga ‘Autoscout’ shumë kohë më parë dhe, siç pritej, ishte shumë i suksesshëm. Makina u shit pak para hyrjes së tij në politikë, e cila ndodhi vetëm 5 vite më vonë.

Kurioziteti i vërtetë qëndron në faktin se, pavarësisht se ishte e tij, Berlusconi me shumë mundësi nuk e ka vozitur kurrë, duke pasur gjithmonë një shofer në dispozicion për udhëtime më të shpejta. Modeli tjetër, i cili ishte pjesë e flotës së tij të makinave, ishte një ‘Audi A8’, i preferuari i të gjithë atyre që kishte në dispozicion si për komoditetin, ashtu edhe për performancën e ofruar.

Nuk ka shumë informacione për makinat që i përkasin ekskluzivisht ish-pronarit të “Mediaset”, por dy modele ishin sigurisht shumë të rëndësishme gjatë karrierës dhe në përgjithësi në jetën e tij.

E rëndë në Itali/ Shqiptari bie nga shtylla 50m e lartë, ndërron jetë 23-vjeçari…

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali pasi u rrëzua nga një shtyllë e lartë tensioni. Sami Macukulli, me origjinë nga Dibra u rrëzua nga mbi 45 metra lartësi teksa po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë Terna, një kompani italiane që operon në rrjetet e transmetimit të energjisë elektrike. Tragjedia ka ndodhur në zonën industriale të Via Padana Superiore në Castegnato, pak pas orës 16:30.

Macukulli ishte lidhur në mënyrë të sigurt në shtyllë me një kabllo të madhe, e cila dyshohet se është këputur, për arsye që duhen sqaruar, duke shkaktuar rënien tragjike të tij. Edhe pse ambulancat dhe helikopterët mbërritën menjëherë në vendngjarje, shqiptari nuk mundi të mbijetonte pasi lartësia nga ku u rrëzua ishte tepër e madhe.

Sami Macukulli ishte një punëtor i kualifikuar për punë në lartësi në rrjetin elektrik.

I lindur në vitin 2000 dhe 23 vjeç tetorin e ardhshëm, ai u lind dhe u rrit në Shqipëri, në prefekturën e Dibrës. I riu shqiptar u transferua në Itali në vitin 2018, sapo mbushi moshën për të kërkuar punë dhe për të ndërtuar një të ardhme. Ai jetonte në Porto Santa Margherita, një fshat i Caorle, së bashku me të atin i cili ishte gjithashtu në Itali për të punuar. Në vendlindjen e tij jetojnë ende nëna dhe vëllai i tij Silvi të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Sami Macukulli

Tmerr në ajër/ Avioni i Wizz Air i nisur nga Tiranë bën ulje emergjente në Romë…

Gati 200 pasagjerë që ishin nisur nga Tirana për në Lyoon të Francës me kompaninë WizzAir janë tmerruar në rreth 10 000 metra lartësi teksa u njoftuan se kishin një emergjencë dhe duhej që të zbrisnin në Romë. Avioni ishte nisur nga Tirana për në aeroportin Lyon-Saint Exupéry , Francë, por ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, teksa kalonte mbi Itali duke kërkuar ulje të detyrueshme në një prej aeroporteve italiane.

Mësohet se autoritetet ajrore locale kanë orientuar avionin Airbus A321-271NX, i regjistruar me 9H-ËBL që të kryejë një ulje emergjente në Romë. Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Flight Radar, ndërsa nga harta duket se avionic ka bërë një kthesë të fortë majtas duke humbur lartësi me qëllim uljen sa më parë në Romë.

Priten detaje të tjera në lidhje me shkakun që çoi në këtë ulje emergjente, por fakt është se avionët e kompanisë Ëizz Air hasin shpesh situata të tilla në ajër krahas vonesave në nisje. /albeu.com

Kultivonin drogë në banesë dhe e shpërndanin në qytet, në pranga 2 të rinjtë në Korçë (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë rënë Minella Pleqi 22 vjeç dhe Gjergji Renja 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Pas hetimit 5 mujor nga ana e policisë, u zbulua se këta dy të arrestuar merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike si dhe zotëronin armë zjarri dhe municion pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga këta dy shtetas, policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë; 2 krehra të armës së zjarrit; një sasi municioni luftarak; fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led;

363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Ndërkojë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimit të personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gati gjysma e bonusit të bebeve gjatë vitit 2022, shkoi për fëmijët e lindur jashtë vendit….

Bonusi i bebeve, një shpërblim financiar për nxitjen e lindshmërisë që nisi të aplikohej në vitin 2019, nuk duket se përmbushi qëllimin për nxitjen e lindjeve në vend. Në mënyrë sistematike vit pas viti gati gjysma e shumës është përfituar nga bebet e lindura jashtë vendit. Qeveria shqiptare u shndërrua në një financues i lindurve jashtë vendit, pavarësisht se bebet u regjistruan formalisht në Shqipëri sa për të përfituar shpërblimin.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se vitin e kaluar bonusi u shpërnda për 42,504 bebe, prej të cilave 17,816 ose 42 % kishin lindur jashtë vendit.

Gjithsej buxheti i shtetit financoi lindjen e bebeve më 3.1 miliardë lekë (27 milionë euro), ku gati gjysma kanë shkuar për familjet e emigrantëve shqiptare jashtë vendit. Vitin e kaluar brenda Shqipërisë lindën vetëm 24,688 foshnja, teksa bonusi u shpërnda për më shumë se 42 mijë bebe. Në vitin 2022 lindjet brenda vendit shënuan rënie te fortë me 9 për qind, ndërsa në raport me vitin 2019 kur nisi shpërndarja e bonusit pësuan rënie me mbi 13%.

Në janar të vitit 2019 qeveria nisin dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura. Për fëmijën e parë bonusi ishte 40,000 lekë, për fëmijën e dytë e dytë 80,000 lekë dhe fëmijën e tretë 120,000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;

Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 lekë për secilin fëmijë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.

Duke qenë se bonusi po përfitohet masivisht nga bebet e lindura jashtë vendit, Ministria e Shëndetësie la iniciuar një projektligj të ri që korrigjon dhënien e bonusit për fëmijët e lindur jashtë. Ndryshimet e reja ligjore targetojnë bonusin vetëm për bebet që lindin brenda territorit shqiptare dhe jo për të gjitha lindjet që regjistrohen tek gjendja civile.

Lindjet në Shqipëri po bien me shpejtësi prej rënies së normës së fertilitetit dhe emigrimit të moshave të reja. Demografët i bëjnë thirrje qeverisë që të nxisë lindshmërinë dhe stimujt për familjet e reja./Monitor

Këmbimi valutor 14 qershor, 2023…

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.9 lekë. Monedha evropiane euro do blihet me 106.5 lekë dhe do shitet me 107.5 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 108.3 lekë dhe do shitet me 109.5 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do blihet me 123.5 lekë dhe do shitet me 124.5 lekë.

Turistët sjellin në Dhërmi drogën që nxit përdhunimin/ Eksperti i kriminalistikës: “Mund të kalosh në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje

Nëntë turistë u arrestuan në 10 ditët e fundit në Dhërmi, të cilët punë parësore në vendin tonë kishin shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta sintetike. Në mesin e të arrestuarve janë 4 anglezë, 1 spanjoll, 1 brazilian, 1 italian dhe 2 argjentinas. Atyre u janë gjetur sasi të konsiderueshme dozash ‘GHB’ – Gamma Hydroxybutyrate, një drogë me efekt kënaqësi deri në abuzim seksual, e cila sipas kriminalistit Ervin Karamuço mund të sjell edhe vdekjen.

“GHB është lëndë narkotike që ne i themi narkotiku i abuzimin seksual, i përdhunimeve, për shkak se krahas euforisë dhe eksitimit të trupit jep edhe halucinacione, në të cilat ti jep mesazhe që kërkon të hysh në marrëdhënie me një partner, ndërkohë që këto keqkuptohen dhe më pas përmes tyre abuzohet me këta të rinj”, tha Karamuço.

Por çfarë rrezikojnë të rinjtë me përdorimin e kësaj lënde narkotike që brenda vendit tonë është e rrallë.

“Kalon pastaj në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje. Janë lëndë depresante, në përzierje me alkoolin e dyfishojnë, trefishojnë efektin e tyre dhe kjo bënë më të rëndë”, tha Karamuço, ekspert kriminalist.

Prodhimi i GHB është i thjesht dhe përbërja e saj janë kombinimi i disa detergjentëve.

“Mund të prodhohen me disa lloj detergjentesh kimik që ne pastrojmë tualetet në shtëpitë tona dhe mësohet lehtë përgatitja e tyre edhe në disa faqe ku ka instruksione nga interneti, por janë të rrezikshme”, u shpreh Ervin Karamuço.

Turistët kanë mundur ta fusin drogën GHB përmes pikave tona kufitare dhe rrezikon ta kthejnë në trend.

“Ka dështuar pra kontrolli kufitar dhe i është lënë në dorë vetëm oficerëve të policisë kriminale, sidomos të Vlorës, për të bërë survejimin dhe arrestimin e tyre. Ky trend që duket i përkohshëm mund të na kthehet në fenomen real, të qëndrueshëm edhe për përdorim vendas”, tha Karamuço.