Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshanj ka reaguar në lidhje me video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se në vendin tonë ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët kanë skandale më të mëdha se ai i Gjicit. Sipas tij, janë të dokumentuara me video, dhe shumë shpejt do bëhen publike .
“Ka gjëra më të mëdha Shqipëria, po avash-avash do dalin dhe këto gjëra si kjo e Safetit dhe pastaj do kuptoni që kjo e Safetit ishte shumë e vogël. Ka nga këta prezantuesit e emisioneve, ka shumë. Po janë me fakte, kemi dhe video. “- tha Veleshnja.
‘Do të dalin të tjerat’/ Aktori i humorit trondit me deklaratën: “Kemi video më të rënda për VIP-at… pic.twitter.com/dgaUPJ8daT
— KorcaBlog.com (@korcablog1) June 17, 2023
