E rëndë/ E moshuara bie nga kati i 7-të i pallatit …,humb jetën tragjikisht…

Një 87-vjeçare me iniciale N.B. ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte. Policia bën me dije se tashmë ka nisur puna e grupit hetimor për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.