Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 41 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” të cilin 41-vjeçari drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan disa steka me cigare dhe pako me duhan të grirë pa pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
