I shpallur në kërkim, ndalohet në Kapshticë 43-vjeçari…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim V. V., 43 vjeç, banues në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, Shkodër.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.