Çmenduri në Korçë/ Gratë përleshen për ujin, njëra përfundon në spital, tjetra në polici…

Një sherr me grushte ka ndodhur mes dy grave korçare pasditen e sotme. Mësohet se në fshatin Kamenicë, dy gra janë zënë me njëra-tjetrën për shkak të ujit për vaditjen e tokave. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se njëra prej grave e ka mbyllur ujin ndërsa gruaja tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.

Sherri që ka nisur në fillim me fjalë ka agravuar në përplasje fizike me grushta.

Kjo ka bërë që njëra të paraqitet në spitalin e Korçës për trajtim mjekësor, ndërsa tjetra të merret nē pyetje në Komisariat.