Dhimitër Bello ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektorit të Universitetit “Fan Noli” në Korçë, një ditë pasi kërkoi bashkimin me Universitetin e Tiranës, për t’i shpëtuar shkrirjes. Kjo pasi disa nga anëtarët janë shprehur kundër duke e cilësuar të manipuluar procesin e votimit. Ata kanë thënë se disa prej atyre që kanë votuar pro nuk e kanë pasur idenë se çfarë po votonin.
Për këtë vendim kanë qenë dakord vetëm tre anëtarë në mbledhjen e sotme mes tyre vetë rektori, dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero dhe ish dekani i Fakultetit Ekonomik, Fredi Çuçllari.
Rektori Bello tha dje se senati i Universitetit kishte votuar pro hapjes së rrugës për të nisur procedurën e bashkimit me Universitetin e Tiranës.
Me këtë vendim për shkrirjen në 2 fakultete, nga 4 që ka aktualisht në Universitetin “Fan S.Noli”, kostot e arsimimit për studentët do të rëndohen, pasi shumë prej tyre nuk do kenë mundësinë të zgjedhin preferencat e tyre për arsim të lartë në Korçë, por do të duhet të shkojnë në Universitete të tjera.
Ndërsa një pjesë e madhe e stafit të tij rrezikon të mbetet i papunë.Vendimi hileqar i rektorit Dhimitër Bello ka shkaktuar reagime të shumta në radhët e profesoratit, por edhe studentëve, pasi përpara se ai të hidhej në votim do të duhej të ishte konsultuar gjerësisht me grupet e interesit për të reformuar këtë Universitet sipas kërkesave të kohes dhe jo duke bërë hapa pas.
