Universiteti i Korçës kërkon bashkimin me UT / Sigla do jetë e Universitetit të Tiranës…

Senati i Universitetit të Korçës ‘Fan Noli’ ka marrë vendim për t’u bashkuar me Universitetin e Tiranës. Sipas Rektorit Dhimitër Bello, vendimi është miratuar në unanimitet nga senati akademik dhe bazohet në Ligjin për Arsimin e Lartë për bashkimin e institucioneve të arsimit të lartë publik. Universiteti i Tiranes do kete 2 korpuse ,’Korpusin e tij qendror qe e ka ne Tirane dhe Korpusi Fan Noli Korçë ….por vetëm sigla do jete e Universitetit të Tiranës …deklaron Dhimitër Bello.

Me keto zhvillime njera pale shpall kapitullimin akademik i cili me shume mundesi eshte imponuar nga politikat qendrore te arsimit te qeverise dhe ministrise. Pala tjeter hedh lot krokodili per kete zhvillim a thua sikur kjo ra si rufe ne qiell te hapur….

Universiteti i Korçës është i pari universitet në vend që vendos bashkimin me Universitetin e Tiranës, vendim që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm akademik.….

Vendimi i senatit akademik të Universitetit të Korçës do të kalojë për miratim në senatin e Universitetit të Tiranës dhe më pas fjalën e fundit për bashkimin e Universitetit të Korçës me të Tiranës do ta ketë Këshilli i Ministrave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.