Pedagogu Rezart Prifti ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth shkrirjes së Universitetit të Korçës “Fan Noli”. Pedagogu Prifti për Universitetin tha që janë Institucione qe skane ment dhe s’njohin tregun ndërsa prodhojnë te rrinj disfunksional…
Pedagogu Rezart Prifti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth shkrirjes së Universitetit të Korçës “Fan Noli”. Ai tha se ky universitet për interesa më të larta zhvillimore sociale e të tjera duhet të mbahet hapur me detyrim .A duhet mbyllur universiteti i Korçës?
Po me ligj duhet të mbyllet është fabrikë letrash kot. Por unë si person, them jo, sepse është një institucion që për interesa më të larta zhvillimore sociale e të tjera duhet të mbahet hapur me detyrim”,-tha pedagogu Rezart Prifti.
Janë hedhur 48 milionë euro. Sa nga këto përveçse janë hedhur në llaç, tulla, mure, beton, dreq e shejtan janë hedhur te universiteti? Zero! Edhe ato që u hodhën janë vjedhur. Të gjitha taksat e shqiptarëve vidhen.
Duhet të krijohet një herë një llogaridhënie për këtë punën e buxhetit të arsimit. Është edhe punë e rajonalizimit, universiteti i Korçës nuk ka qenë siç është i Shkodrës, i Gjirokastrës dhe i Durrësit, janë kthyer në qendër tregtare ku ikën dhe i blen të gjitha”,-tha Rezart Prifti./ Euronews
Luizi dhe Olta janë duke kryer xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, sakaq xhirimeve i janë bashkuar edhe shumë miq të tjerë. Mirpo, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave, ishte një video postuar nga Luizi në Instagram. Në video shihet se si fansat kishin shkruar dedikime dhe mesazhe në makinën e këngëtarit. Bashkangjitur me videon Luizi shkruan: “Ku ka lavazh në Korçë….
Një 27-vjeccar është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij në afërsi të banesës. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur një 27-vjeçar.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht në fytyrë një 19-vjeçar.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë dhe për shtetasin N. B., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë. Mësohet se si pasojë e goditjes që ndodhi në zonën e Qafë-Gjashtës ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletë, 35-vjeçari nga Gjirokastra, Marsel Kasi. Sakaq, trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa policia po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking. Bashkë me një grup ai eksploronte shpesh zonat malore të jugut dhe jo vetëm. Argjirolajm.net i shpreh ngushëllimet familjes Kasi. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit për ngjarjen.
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi Marsel Kasi rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Taulant Bita 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Marsel Kasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Që kur u zbulua se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do vijnë si protagonistë të një filmi kurioziteti ka qenë i madh. Filmi mban emrin Në kuadër të Dashurisë” dhe po xhirohet në Korçë. Krah dy ish-banorëve të “Big Brother VIP” pjesë e tij do jenë e shumë të tjerë.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë zbuluar disa personazhe të tjerë që do luajnë në film:
Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha,
Ky që shikoni në foto është 39-vjeçari i identifikuar si Artan (Marius) Tafani, i cili kreu grabitjen në pikën e Exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas policisë, Tafani ka kryer grabitjen e parave duke kërcënuar me armë punonjëset e pikës dhe më pas, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Tafani, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje, është shpallur në kërkim policor, ndërkohë që në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij i cili e ka ndihmuar të fshihet nga policia duke i vënë në dispozicion një garazh.
Gjatë kontrolleve në këtë ambient policia ka gjetur biçikletën që Tafani ka përdorur për t’u arratisur dhe veshjet që ai ka pasur gjatë grabitjes.
Grabitja e pikës së këmbimit valutor/ Policia 5000 euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin… pic.twitter.com/nhoIIw5M5f
Universiteti i Korçës është në vështirësi menaxhimi për shkak të interesit të ulët për studime. Numri i studentëve ka rënë nga 7000 në 3000 që nga viti 2015, duke mbyllur 4 deri në 6 degë çdo vit. Shkrirje me Universitetin e Tiranës ose mbijetesë në autonomi. Kjo është sfida e Universitetit të Korçës sot. Drejtues politikë dhe intelektualë të qarkut nuk pajtohen me shndërrimin në filial duke kërkuar strategji të reja zhvillimi, ndërsa
Rektori dhe stafi akademik thonë se bashkimi me Tiranën është alternativa më e mire sot për sot.
Ne po bashkohemi me institucionin më të rëndësishëm të arsimit të lartë në Shqipëri, ky është hapi i parë bazuar në ligj. Ne morëm dritën jeshile nga senati akademik në Universitetin e Korçës”,-tha DhimitërBello, Rektor i Universitetit të Korçës
Arsyet për këtë vendim lidhen me interesin në rënie për të studiuar në Korçë. Në 7 vitet e fundit, ai ka humbur rreth 60% të numrit të studentëve. Pra, nga 7000 që studionin në vitet 2015-2016, sot janë 3000 të rinj, për pasojë edhe numri i degëve që mbyllen çdo vit është 4 deri në 6.
“Ne kemi këtu një fakultet bujqësie ku numri i studentëve ka shkuar në minimum, kemi dhe disa programe të mësuesisë, ku raporti pedagog-student arrin deri në raportet një me një”,-tha Dhimitër Bello.
Me ligjin e arsimit të lartë, edhe vetëfinancimi mund të ketë prodhuar krizë financiare, ku shpenzimet arritën në 3.5 mln euro, në vitin akademik 2021-2022./ Euronews.
Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi nuk është më në kërkim policor. Me një urdhër të prokurorisë së Shkodrës rektorja Golemi ka dalë nga kërkimi dhe është një person në gjendje të lirë. Pas këtij vendimi rektorja Golemi ka festuar me miqtë e saj dhe një grup pedagogësh të universitetit të Shkodrës. Rektorja duket e qeshur dhe përpara ka edhe një birrë që e konsumon në këtë takim festiv me miqtë dhe pedagogët e tjerë.
Suzana Golemi pak ditë më parë u shfaq në një video duke marrë nga një student një zarf ku pretendohet se brenda ishin 150 euro për t’i dhënë notë kaluese në një prej provimeve.
Në videon e transmetuar nga një emision investigativ rektorja Golemi shihet duke thënë “i ndihmojmë të gjithë. Nota ndryshohet në sistem” dhe më pas merr zarfin e bardhë. Pas kësaj video ministrja e arsimit Evis Kushi e pezulloi nga detyra rektoren Golemi ndërsa u shpall edhe person në kërkim nga policia e Shkodrës por kërkimi policor u hoq pas urdhrit të prokurorisë së Shkodrës e cila e la një person në gjendje të lirë.
Tashmë rektorja Golemi do të hetohet për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në gjendje të lirë. Gjatë ditëve kur ishte në kërkim rektorja Golemi vendosi të fshihej duke mos u dorëzuar ndërsa policia vendore e Shkodrës nuk arriti ta ndalojë pasi nuk e gjeti në shtëpinë e saj si dhe nuk arriti që të kontaktonte.
Tashmë rektorja nuk ka më nevojë të fshihet dhe ka nisur festën duke qenë se është e lirë edhe pse hetimi ndaj saj lidhur me videon e publikuar do të vijojë ndërsa është e paqartë se cili do të jetë fati i rektores Golemi e cila vijon që të jetë e pezulluar nga ministrja e arsimit dhe derisa kjo çështje të përfundojë nuk mund të dalë në zyrën e saj.
Rektorja Golemi dhe gjithë drejtuesit e tjerë të universitetit të Shkodrës kanë edhe një vit kohë pasi më pas do të zhvillohen zgjedhjet që do jenë në gjitha universitetet në mbarë vendin.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut , Serxhio Zhunior, i njohur ndryshe si Serxhinjo, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra e Vasko de Gamës në elitën e futbollit brazilian. 28-vjeçari ka qenë pjesë e klubit korçar dhe atij kurbinas në sezonet 2016/2017, por nuk mundi të lerë gjurmë në elitën e futbollit shqiptar.
Skenderbeu ishte nje ekip me organike shume te pasur pasi ishte pjesmarës ne fazen e grupeve ne Europa League.
Më pas braziliani u transferua në kampionatin maqedonas te Rabotniçki dhe Shkupi, teksa hapin e rëndësishëm në karrierë e bëri në sezonin 2020/2021, kur iu bashkua turqve të Giresunsport.
Tek kjo skuadër sulmuesi qëndroi 3 sezone, ndërkohë që ditën e sotme firmosi te klubi prestigjioz brazilian Vasko de Gama, që numëron plot 8 trofe të fituara, teksa spikasin 4 kampionatet, 1 Kupë Sudamerikane dhe 1 Kupë Libertadores.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar këtë të martë pamjet e kantierit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë dhe thotë se gjurma e re është hapur plotësisht. Referuar njoftimit, thuhet se janë realizuar 60% e veprave të artit të parashikuara. Kanë përfunduar nënkalimet e parashikuara në projekt, ndërkohë vazhdon puna për mbushjen e trupit të rrugës dhe mbrojtjen lumore.
“Në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë faza e parë, pjesë e Korridorit 8 punohet me ritëm dhe tashmë është hapur e gjithë gjurma e re. Kanë përfunduar nënkalimet e parashikuara në projekt.
Janë realizuar 60% e veprave të artit. Vazhdon puna për mbushjen e trupit të rrugës dhe mbrojtjen lumore”,
thuhet në postimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa më poshtë janë dhe pamjet e kantierit të punimeve.
ARRSH publikon pamjet e kantierit: “Hapet plotësisht gjurma e re e Elbasan-Qafë Thanë…. pic.twitter.com/uIq522q2pq
Nabjana Shabani është menaxherja e që ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Blendi Fevziut, për të diskutuar në një panel për udhëtimet në vendet e largëta. Nabjana zbuloi se ka licencë që të fluturojë avionë të vegjël deri në 15 vende. Po kështu mund t’i japë edhe jahtit, por nuk di të drejtojë makinën.
Blendi Fevziu: Fluturove solo në avion më duket.
Nabjana Shabani: Kam fluturuar shumë herë solo.
Blendi Fevziu: Solo fare?
Nabjana Shabani: Solo.
Blendi Fevziu: 2 vendëshit?
Nabjana Shabani: 2 vendëshit por mund t’i jap edhe 15-vendëshit me atë licencë.
Blendi Fevziu: Domethënë i merr 15 veta ti dhe ikën?
Nabjana Shabani: Mund të marr vetëm familjarë ose miq, unë nuk mund të paguhem.
Blendi Fevziu: Ti ke patentë edhe për jahtin edhe për avion?
Nabjana Shabani: Patentë detare dhe për avionë të vegjël.
Peter Olayinka është transferuar në Serbi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, është prezantuar si lojtari më i ri i Crvena Zvezdës. 27-vjeçari nigerian, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Serbisë. Me opsionin e rinovimit me një tjetër vit, deri në verën e vitit 2027.
Kujtojmë se nigeriani në vitin 2017 u shit nga Skënderbeu te Gent ku korçarët fituan 1.1 milionë euro, ndërsa ruajtën dhe 15% të kartonit të 27-vjeçarit. Olayinka ishte pjesë e Slavias së Pragës në pesë sezonet e fundit. Skuadër me të cilën fitoi tre herë titullin kampion dhe po kaq herë Kupën e Çekisë.
Sulmuesi afrikan (4 ndeshje me kombëtaren e Nigerisë), fitoi titullin kampion me Skënderbeun në sezonin (2015), teksa me Bylisin mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë (2013).