Foto/ Luizi i drejton armën Zamira Kitës…

Ditën e sotme Luizi Ejlli ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Korçare Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Ende nuk e dimë se çfarë lidhje kanë personazhet me njëri-tjetrin, por sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë…

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre një film i prodhuar nga Top Channel, me një kast shumë të mirë aktorësh e personazhes të njohur,

që aktualisht është në fazën e xhirimeve në Korçë dhe që pritet të vijë në kinema në tetor

‘Po ç’ishte moj vallë ajo që me mori zemrën’ ,Luiz Ejlli këndon serenatë Korçare(Video)

Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë nuk harrojnë të këndojnë edhe serenatënKëngëtari Luiz Ejlli, së bashku me një grup te rinjsh, vajza e djem të talentuar, kanë performuar live një version të ri të këngës….

Po ç’ishte moj valle ajo qe me mori zemren
Po ç”ishte moj valle ajo qe te qete s’me la.
Si ere e malit qe rrembeu nje flete
ashtu dhe vdekja moj ne na ndahu perjete…

A mos valle kam faj une a mos valle kam faj une…
a mos valle kam faj une qe dashuroj
dashuria eshte e mire, dashuria eshte e lire
dashurise ne i falim ç’do gje….

Foto/ Ronaldo dhe partnerja shijojnë pushimet verore pas përfundimit të sezonit raskapitës…

Familja e Cristiano Ronaldos ka nisur pushimet e verës, edhe pse është vetëm qershori. CR7, me Georgina Rodriguez dhe fëmijët kanë vendosur të kalojnë disa ditë të këndshme në superjahtin e tyre luksoz pranë Sardenjës. Ashtu si gjithmonë, Georgina Rodriguez është tejet aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka postuar disa fotografi në Instagram, ku zgjedh të mos shkruajë asgjë, por imazhet i shoqëron me emoji .

Postimi ka marrë shumë pëlqime, ndërsa fansat e kanë patur të vështirë të përmbahen. “E mrekullueshme”, “magjike”, apo edhe “zjarr” ishin vetëm disa prej reagimeve.

E enjte e zezë në Korçë/ 3 aksidente të rënda brënda ditës, të aksidentuarit nisen me helikopter…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulgarec të Korçës, mesditën e sotme ku një motor ka dalë nga rruga. Ai lëvizte nga Korça në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës.

Ky është aksident i 3 i ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Më herët, po në të njëjtin aks, Korçë-Pogradec, ndodhën edhe 2 aksidente të tjera. Gjatë orëve të mëngjesit, në afërsi të fshatit Gurishtë një Fuoristradë tip X5 përfundoi jashtë rruge pasi shoferi humbi kontrollin. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt Traumës në Tiranë.

Vetëm pak orë më pas, në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, një këmbësor mbeti po ashtu i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

E rëndë në Pogradec/ Po lahej në liqen, humb jetën pushuesi 44-vjeçar…

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Pogradec, pasi u fut në ujë për t’u larë. Autoritetet bëjnë me dije se 44-vjeçari me iniciale J.S me origjinë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë në momentit e futjes në ujë në liqenin e Ohrit pranë fshatit Udënisht, ku dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Nga kqyrja paraprake e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Zbulohen te gjithe aktoret e filmit të Luizit dhe Oltës, mes tyre Salsano, Megi Pojani….

Në kuadër të dashurisë” me Luizin dhe Oltën do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë zbuluar disa personazhe të tjerë që do luajnë në film:

Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha,

Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita,

Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha,

Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Ç’farë pritet të ndodhë/ Zyrtari i Skënderbeut në zyrat e Milanit(Foto)

Skënderbeu ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin ekipin që do të garojë në Superiore. Korçarët u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar pasi fituan titullin kampion në Kategorinë e Parë vetëm një vit pas rënies. Drejtuesit duan të hedhin pas momentin negative teksa edhe dënimi i UEFA-s sa vjen e afrohet me skadencën. Deri tani janë afruar lojtarë që në klub besojnë se janë cilësore pasi i kanë studiuar me imtësi.

Tregu i jashtëm mbetet kryesor me disa emra që janë në bisedime e sipër. Së fundmi, përfaqësuesi i klubit Gerhard Takaj, ka mbërritur në zyrat e klubit të Milanit. Nuk dihet arsyeja për këtë vizitë por Skënderbeu na ka mësuar shpesh me surpriza.

U largua nga Bylis/ Ish-kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro firmos me skuadrën kampione…

Vangjel Zguro është bërë me skuadër të re. 30-vjeçari është transferuar në Maqedoninë e Veriut, duke nënshkruar një kontratë me klubin kampion të Strugës. Zguro luajti me Bylisin në Superligë në edicionin që lamë pas, ndërsa do të mbahet mend për 3 sezonet te Skënderbeu.…

Ish kapiteni i ‘bardhë e kuqve’, më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Kamzës dhe Kukësit.

‘Çmenduri‘/ Koncerti i Enrique Iglesias, biletat arrijnë deri në 2 mijë euro/paketa…

Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, për të gjithë ata që duan të kenë një përvojë unike. Teksa në Shqipëri po shtohen artistët që japin koncerte, çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale. Në datën 30 qershor do të zhvillohet koncerti i këngëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej, në kuadër të javë spanjolle të kulturës.

Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.

Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro (900/4).

Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro, që ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, përfshin hyrje me bileta VIP gold për 6 persona, dy shishe alkool (përjashtuar shampanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për person arrin në rreth 330 euro. Me përjashtim të biletave në rreshtin e fundit prej 28 euro, çmimet e tjera janë të njëjtat me ato që kanë artistët e tjerë në botë, ku minimalisht fillon nga 60-80 euro/dollarë dhe arrin në 400 euro për vendet afër skenës.

Psh, një biletë për koncertin e ardhshëm të Taylor Swift në Melburn të Australisë kushton sipas mediave midis 80 dhe 380 dollarë. Ajo ofron gjithashtu “paketa VIP” që kushtojnë 350 deri në 1249 dollarë, që përfshijnë postera, xhingla dhe një çantë – përveç një bilete. Në Mbretërinë e Bashkuar fillojnë nga 95 paund.

Për koncertin e Beyoncé në Londër, biletat për shfaqjen fillojnë nga 89,00 dollarë për vendet e fundit deri në 1000 dollarë/biletë. Në Paris kushtojnë mesatarisht 103 dollarë. Ndërsa shfaqjet e artistëve në botë shiten menjëherë pavarësisht çmimit të shtrenjtë, -dhe në tregun e rishitjes arrijnë edhe mbi 10 mijë euro për shkak të kërkesës së lartë, – në Shqipëri biletat e shtrenjta duket se stepin dashamirësit e muzikës.

Një ditë përpara koncertit në faqen e bkstage.io/, që shet bileta online për koncertin e Enrique Iglesias kishte bileta të disponueshme për tu blerë në të gjitha zonat. Psh, për zonën Vip Gold B2, që kushton 800 euro ka akoma 40 bileta të vlefshme. Për VIp Gold Zone A, që kushton 2000 euro ka 10 bileta të vlefshme. Për Vip Gold Zone B, që kushton 900 euro ka 39 bileta të vlefshme, sipas faqes bkstage.io/. Çmimet e Enrique Iglesias janë shumë më të shtrenjta sesa të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, që i kishte mesatarisht 2-2500 lekë (rreth 20 euro) deri në 10 mijë lekë (rreth 90 euro) për zonat VIP, teksa kjo e fundit arriti që të mbushte një stadium të tërë./ Monitor

Aksident i frikshëm në Korçë/ Shoferi me motor, merr para trafikndaresen…

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen .Si pasojë është plagosur rëndë drejtusesi, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas u transportua me helikopter drejt traumës në Tiranë. I lënduari është identifikuar si S. Shkëmbi nga Biranji, rreth 60 vjeç.

Shkëmbi po udhëtonte nga Korça drejt Pogradecit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. Ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotme në vend.

Rra nga skela në Greqi/ 39-vjeçari Shqiptar ,baba i 2 fëmijëve në gjendje të rëndë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, Kretë, ku një shqiptar ka rënë nga skelat teksa ka qenë duke punuar. Bëhet me dije se ka rënë nga skelat shqiptari 39-vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Qendrës së Punës të Rethymno-s, 39-vjeçari, babai i dy fëmijëve ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka marrë lëndime të shumta dhe është derguar në spitalin e Chanias.

I dogji 2-herë lokalin/ Noizy publikon foton e kushëririt: “U bë ekstremist fetar, besonte se muzika dhe alkooli janë haram…

Reperi Noizy ka publikuar foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i cili u arrestuar pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist. Nozy shkruan se Eraldo kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin.

Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”- shkruan Noizy.

Aksident i frikshëm në Librazhd, makina del nga rruga plagosen 6 persona….

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd. Sipas informacioneve praprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gurakuq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Policia bën me dije se në mesin e të plagosurve ka edhe tre fëmijë të mitur, të moshave 9,6 dhe 2 vjeç. Menjëherë ata janë dërguar në spital ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

“Shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim

Vetëm dy ditë pas rihapjes, bie sërish zjarr në lokalin e Noizyt, arrestohet kushuriri i tij….

Vetëm disa ditë pas rihapjes, pas dëmeve nga zjarri i disa javëve më parë, në lokalin e Noizyt në Currila ka rënë sërish zjarr. Mësohet se djegia kësaj here ka qenë e qëllimshme dhe është bërë menjëherë pas hapjes zyrtare. Zjarri ka rënë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe është dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale.

Policia raportoi se në pranga ra 26-vjeçari Erald Musteqja, i cili në fakt rezulton kushëriri i këngëtarit. Nuk dihet ende arsyeja se përse Musteqja ka kryer këtë veprim, teksa dyshohet se ai mund të jetë dhe autori i zjarrvënies në makinën e nënës së këngëtarit disa kohë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noizy thotë se ia ka lënë në dorë Zotit këtë ngjarje, ndërsa shton faktin se kushëriri i tij është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë.

Reagimi i tij:

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë

Aksident i frikshëm në Maliq/ Makina “fluturon” në ajër për disa metra këmbësorin….

Një tjetër aksident është regjistruar sot në Maliq, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Këmbësori është banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin. Përplasja ka qenë e fortë ndërsa i plagosuri ka përfunduar më tepër se 15 metra larg rrugës në asfalt.

Ai po transportohet në spitalin e Korçës, ndërsa ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup.