Formulë e re për Superligën/ Presidentët dakortësohen: “ Titulli kampion vendoset për 10 ditë me play-off…

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan të ndryshojë formatin e Superligës, kjo duke shtuar numrin e ndeshjeve. Departamenti i Garave në FSHF organizoi dje një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superligës, teksa këtë të shtunë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka mbledhur për diskutim 10 presidentët e klubeve të Superligës. Pas diskutimeve, propozimi që mori edhe miratimin e krerëve të Superligës është ai me 10 ekipe,

njësoj si formula aktuale, por me shtimin e një faze play-off në fundin e sezonit, për katër skuadrat e renditura në vendet e para.

Duket se do ketë një shtim të ndeshjeve për skuadrat e renditura në katër vendet e para, teksa ende nuk është përcaktuar formula e saktë. Nëse sfidat do jenë vajtje-ardhje apo në një “final 4” në fushë asnjëanëse, kjo pritet të bëhet me dije nga organizmi i futbollit. Këto propozime pritet të shkojnë në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për miratim, teksa gjithçka pritet të vihet në jetë gjatë sezonit që nis pas pak javësh, pra në 2023-24. Ende nuk ka diçka zyrtare, me institucionin e futbollit që pritet të dalë me një komunikim.

Propozimi i dakordësuar:

Opsioni 1- Katër ekipet e renditura të parat pas përfundimit të kampionatit do zhvillojnë një fazë play-off të quajtur “final 4”, për të përcaktuar ekipin kampion. Ky opsion propozohet për ta bërë garën më emocionuese dhe sfiduese.

Varianti 5:

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit Robin (3×2=6 ndeshje mbi tre raunde)

Ndeshjet do zhvillohen në hapësirë kohore prej 10 ditësh.

Play-off do të përcaktojë renditjen përfundimtare nga vendi i parë tek ai i katërt. (gjithashtu ekipi kampion dhe Kupat e Evropës do të përcaktohen sipas kësaj mini-lige).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.