Rita Ora: “Çfarëdo vështirësie që na ndodh në jetë, ne Shqiptarët, ngrihemi dhe nuk dorëzohemi…..

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur së fundmi në një intervistë për “The Telegraph”, për albumin e saj më të ri në ardhje, si dhe për sfidat që e kanë përshkruar në rrugën drejt suksesit. Muzika është në gjithçka që bëj. Muzika është ëndrra”, thekson Rita. Pjesa tjetër, sipas nënkuptimit, është vetëm ajo që një vajzë duhet të bëjë për të qëndruar në krye në një epokë kur fansat “presin më shumë” nga yjet e tyre të preferuar.

E lindur në Prishtinë, Jugosllavi (tani Kosovë) në vitin 1990, ajo u soll në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur ishte vetem 1 vjeçe duke jetuar me katër antaret e familjes në një dhomë të vogël në perëndim të Londrës.

Babai i saj musliman ishte një mësues që e rishpiku veten si qiradhënës në pijetore, duke punuar me turne të dyfishta për të mbajtur tre fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë psikiatër. “Mamaja ime thoshte: ‘Ti je një nga unë, e ke gjakun tim në venat e tua’, kujton Ora. “Është një mentalitet shqiptar i Europës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni me të.

Lidhur me jetën e saj personale, Ora për The Telegraph thekson se e vlerëson martesën e saj me Ëaititin (i cili është 15 vjet më i madh se ajo) për faktin se i dha besimin për t’u përfshirë më shumë në shkrimin e këngëve.

Ylli 32-vjeçar thekson se në karrierën e saj ajo nuk di të ndalet dhe se përpos muzikës do të vazhdojë bashkëpunimet në fushën e aktrimit apo modës, ku nuk duhet haruar se kjo e fundit ka qenë pjesë e fushatave të markave të njohura si Coca-Cola, Calvin Klein, Donna Karan dhe Marks & Spencer ndër të tjera si dhe ka lançuar gamën e saj të veshjeve. Rita do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri “You & I” më 14 korrik.

Fytyra e Orës është shfaqur në kopertina të panumërta revistash dhe në foto të panumërta paparacësh të festave të famshëm, emri i saj ka qenë një pjesë e rubrikave thashetheme që spekulojnë për marrëdhëniet e saj romantike me Bruno Mars, Drake, Calvin Harris, A$AP Rocky, Chris Brown dhe ish-ish të tjerë të famshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: