Bello dhe senati kërkonin bashkimin me Tiranën/ Ministrja Kushi: “Universiteti i Korçës do qëndrojë autonom…

Universiteti i Korçës do të vazhdojë të jetë autonom dhe do të përfshihet në një reformë të thellë profilizimi dhe ndërkombëtarizimi. Kundershtimet e pjesës më të madhe të trupës akademike për t’u bashkuar me Universitetin e Tiranës,vendim që u mor nga Senati Akademik disa ditë më parë, kanë sjellë sot në Korçë ministren e Arsimit Evis Kushi duke pare edhe reagimet e qytetareve Korçare…Pas takimit me pedagoget ministrja e Arsimit pohoi se trupa akademike, por edhe drejtuesit ranë dakord që Universiteti i Korçës të mos bashkohet me atë të Tiranës por të qëndrojë autonom .

Zhvilluam një takim shumë konstruktiv me të gjithë pedagogët dhe stafin drejtues të universitetit Fan Noli të Korçës, të bazuar në vendimet e ministrisë për universitete publike shqiptare, projektet e miratuara dhe zhvillimet në universitetin e Korçës, problematikat, sfidat. Sa i takon pjesës së parë jam shumë e lumtur që ne në ministri kemi miratuar disa projektet kërkimore shkencore,

projekte në kuadër të procesit të ndërkombëtarizmit

Sfidave që ka universiteti i Korçës, të gjithë ramë dakord që dy janë drejtimet se si mund të zhvillohet ky universitet, ndërkombëtarizmi, një bashkëpunim edhe më i frytshëm, më i ngushtë me universiteti evropiane prestigjioze dhe botërore..

Ka një progres, se ka disa programe të lidhur me universitetin e bullgarisë, por këto nisma duhet të shtohen edhe më shumë që universiteti i Korçës të hapet më shumë sa i takon shkëmbimit të studenteve, pedagogëve, programe të përbashkëta, etj. Drejtimi i dytë është profilizimi i universiteteve. Ne kemi një vit që po punojmë për të përcaktuar një strategji të mirë të profilizimit. Që do të thotë që universitetet veçanërisht ato rajonale të fokusohen në disa fusha e programe që janë traditë brenda universitetit, por edhe i përgjigjen kërkesave të tregjeve lokale apo rajonale”, tha Kushi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.