Kiara Tito surprizon Luizin për ditëlindje: “Në të mirë e në të keqe gjithmonë bashkë…

Sapo në mesnatë akrepat kanë prekur njëri tjetrin, Kiara Tito ka ftuar të dashurin e saj Luiz Ejllin të ngjisi disa shkallë, për të zbuluar më pas një surprizë emocionuese. Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP feston sot 38 vjetorin, e me siguri kjo është një ndër datëlindjet më të bukura të jetës së tij. Partnerja Kiara Tito duket se ishte kujdesur deri në detaj për të organizuar një ceremoni tejet intime, ku ndodheshin vetëm ata të dy.

Kiara i ka bërë edhe një urim romantik publik Luizit. Teksa ka ndarë disa foto nga darka e tyre ajo shkruan:

Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! happy birthday love, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën.

https://twitter.com/korcablog1/status/1679048975343599617?s=46

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.