Tashmë që sezoni veror ka nisur, të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Kryeministri Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje të pikave doganore. Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka. *Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë”.
Këtë vit kanë qenë edhe mediat e huaja më të njohura ato që i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë turistike, duke promovuar plazhet, malet dhe shumë zona që sipas tyre janë ideale për pushuesit dhe me kosto shumë të mirë
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.