Vrasja e shqiptarit në Selanik/ Polica bie në gjurmët e ekzekutorit, zbardhen detajet e para…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, mesditën e sotme nga bashkatdhetari i tij. Mediat greke bëjnë me dije se policia është ende duke hetuar rastin dhe kanë arritur të identifikojnë autorin nga targat e makinës me të cilën ai udhëtonte.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një burrë nga Shqipëria i cili në të kaluarën është i akuzuar autoritetet për vepra penale. Hetimet për gjetjen e tij janë duke vazhduar, por deri më tani vazhdon të jetë ende në kërkim.

Kujtohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 13:00, ku viktima u qëllua rëndë në shpatull dhe për pasojë ndërroi jetë më vonë. Sipas informacioneve, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi. Ky është momenti i ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në Selanik nga bashkëatdhetari i tij.

Viktima dhe autori sipas mediave greke kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Sherri nisi në një lokal ku po pinin kafe së bashku, më pas autori dhe viktima janë larguar me makina për tu konfliktuar sërish pranë një karburanti.

https://twitter.com/kakajason50/status/1679454934012420099?s=46

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.