Një ditë pas krimit të rëndë në Selanik, ku mbeti i vrarë 50-vjeçari shqiptar është vetëdorëzuar në polici autori i ngjarjes. Mësohet se autori është një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve. Sipas mediave greke autori ishte shok me viktimën dhe mes tyre ka ndodhur një konflikt i cili agravoi deri në vrasje, ku këtë të premte 45-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit mesditën e së enjtes (13 korrik) në Selanik.
Sipas mediave greke, 50 vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkëatdhetari i tij. Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.
Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin
Debati:
“E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh….
Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës. Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.
Vrau bashkatdhetarin në Selanik, vetëdorëzohet shqiptari… pic.twitter.com/djLJmRLkC2
— KorcaBlog.com (@korcablog1) July 14, 2023

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.