U shtrua me kriza në spital, Wanda Nara diagnostikohet me leuçemi…

Mediat argjentinase kanë dhënë një lajm të tmerrshëm për shëndetin e Wanda Narës, gruas dhe agjentes së mauro Icardit, sulmuesit të njohur, ish-kapitenit të Interit. Sipas gazetarit Jorge Lanata, drejtues i një programi radiofonik në “Radio Mitre”, Wanda Nara u zbulua se kishte leuçemi. Konfirmimi vinte nga tre burime të tjera pranë bashkëshortes së Mauro Icardit, e cila u shtrua në spital të mërkurën me dhimbje të forta barku.

Gazetari argjentinas, një ekspert në lajmet rozë, tha: “Mjekët do t’i bëjnë biopsinë e palcës për të diagnostikuar përfundimisht atë që tashmë është publike, por mbahet ende sekret. Ka pasur kontakte të njerëzve të afërt me Wanda me ‘Fundaleu’, një qendër e specializuar për trajtimin e leucemisë”.

Faqja e internetit ‘Gossipeame’ shkruante në profilin e saj social: “Wanda do të hynte në spitalin ‘Los Arcos’ me një dhimbje të forta stomaku, analizat e gjakut i kishin dhënë rezultate të këqija, ndaj do t’i bëjë përsëri. Mauro Icardi është shumë i shqetësuar për të…”

Të vetmet deklarata zyrtare për momentin kanë ardhur nga babai i showgirl-it. Andres Nara konfirmoi se vajza e tij u kthye në shtëpi pas “testeve rutinë, sepse ndihej keq dhe donte të dinte se si ishte. Tani ajo nuk është më e shtruar në spital”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: