Në mesin e sezonit veror, 1 euro këmbehet me 101 lekë, çka ka sjellë një shqetësim të madh tek shumë qytetarë dhe shumë biznese. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej shumë muajsh dhe nuk po ndalet.
Zakonisht, në stinën e verës, vlerësimi është i pritshëm, por këtë vit, euro gati është barazuar me lekun dhe kjo pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.
Përgjatë vitit të fundit kalendarik, nga korriku 2022 në korrik 2023, euro është zhvlerësuar me më shumë se 10.5%.
Këto ditë, në rënie po shkon edhe dollari amerikan, i cili po këmbëhet me 89 lekë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.