Ishte i shpallur në kërkim për vjedhje ,arrestohet 21-vjeçari nga Devolli…

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga blutë e Devollit, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me një vit burg për vjedhje. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i riu është një shtetas me inicialet F. K., banues në fshatin Bitinckë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin në kërkim F. K., 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e

ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: