Noizy rrëfen këngët e tij të preferuara nga albumi “Alpha…

Teksa pregatitet që muajin e ardhshëm tv dhurojë sërish një super performancë në skenën e “Alpha Show 2”, Noizy ka zgjedhur që me një sërë intervistash të shkurtra, të publikuara në formën e dokumentarit, të risjellë emocionet e edicionit të parë të koncertit që tashmë është shëndrruar në një festival të hip-hop-it.

Këtë herë, reperi i njohur ka folur në lidhje me albumin “Alpha”, sigurisht një pjesë shumë e rëndësishme e festivalit që do të vijë, teksa ai nuk heziton të tregojë edhe këngën e tij më të preferuara nga ky album, këngë këto që nuk janë më komercialet, por lidhen direkt me jetën e tij.

“Në mesin e këngëve të atij albumi janë 5-6 këngë shumë të forta, komerciale, që sigurisht marrin më shumë klikime, por të preferuarat e mia janë këngët që kanë të bëjnë pak me jetën time”, u shpreh Noizy, duke treguar edhe cilat janë këto këngë:

Secila nga këngët e ka diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo Alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët më personale të miat që kanë të bëjnë me jetën time disi, në njëfarë mënyre”. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time.”

Noizy po ashtu zbulon se të gjitha këngët e albumit do të këndohen live, me orkestër dhe theksoi diferencën e madhe që kanë projektet muzikore kur këndohen në një mënyrë kaq madhështore, me një organizim profesional.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: