U diagnostikua me leuçemi/ Wanda Nara, vendos të trajtohet në Milano…

Wanda Nara ka vendosur të kurohet në Itali, në Milano. Kjo është zgjedhja e bërë së bashku me bashkëshortin e saj/ Mauro Icardi, pas një bisede të gjatë familjare që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari argjentinas Augusto Tartúfoli, komentator në programin televiziv “A la Tarde” në “América TV”, i cili gjithashtu ka konfirmuar,

sipas burimeve të tij, diagnozën e leuçemisë për bjonden argjentinase.

Shëndeti i Wandës, e cila konfirmoi në rrjetet sociale se ka probleme dhe se ka zbuluar një sëmundje për shkak të disa vlerave shqetësuese, pa e konfirmuar megjithatë llojin e patologjisë nga e cila vuan, vazhdon të shkaktojë bujë dhe shqetësim jo vetëm në Evropë, por mbi të gjitha në Argjentinë.

E vetmja gjë e sigurt për momentin është se bashkëshortja e ish-kapitenit të Interit do t’i duhet t’iu nënshtrohet trajtimeve të rëndësishme mjekësore, me të cilat do të përballet në Milano. Kjo u raportua nga Tartúfoli, i cili shpjegoi se si Wanda ndihet mirë në qytetin italian dhe dëshiron që Milano të bëhet baza e familjes së tyre.

Për këtë arsye, ata së shpejti do të largohen nga Argjentina dhe do të kalojnë në Evropë, konkretisht në Turqi, ku Mauro sapo ka nënshkruar kontratë me Galatasaray. Kështu, me shumë gjasa, familja do të vendoset në rezidencën e Stambollit, ndërsa prezantuesja e “MasterChef” do t’i nënshtrohet trajtimit në Milano, ku do të ketë akses tek specialistët që i nevojiten.