I hyjnë në shtëpi pa pëlqim dhe e ofendojnë ,nis procedimi për 3 femra nga Maliqi…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 50 vjeçe, I. Zh., 25 vjeçe dhe S. Zh., 21 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë hyrë në banesën e një shtetaseje tjetër, pa pëlqimin e saj, duke e ofenduar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: