Rezultonte i humbur, gjendet i pajetë i moshuari në Devoll…

Është gjetur pa shenja jete në Bilisht, një i moshuar. Ky i fundit është identifikuar si Zaim Meraku, 84-vjeç. I moshuari ishte denoncuar i humbur nga familjarët që ditën e djeshme, teksa sot, pas 24 orëve, Meraku është gjetur i pajetë në vendin e quajtur Sellca, Devoll. Trupi i viktimës u dërgua në morg për ekspertizën mjeko ligjore.

Devoll/Informacion paraprak.

84-vjeçari vuante nga skleroza, teksa Policia e Devollit po heton mbi rastin. Në trupin e të ndjerit gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sot në afërsi të vendit të quajtur “Shelsat”, në kodrat e qytetit të Bilishtit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Z. M., 84 vjeç, banues në Bilisht.

Për këtë shtetas, ditën e djeshme kanë bërë kallëzim familjarët e tij, të cilët deklaruan se nuk kishin dijeni mbi vendndodhjen e 84-vjeçarit, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.