Aktori dhe regjisori Genc Fuga po kalon një nga momentet më të vështira në jetën e tij, pasi ka pësuar një goditje në tru. Bashkëshortja e tij Eni Jani ka zgjatur dorën për ndihmë, për pagesën ndaj ndërhyrjes që ai aktualisht po kryen. Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, në këto momente ndodhet në sallën e operacionit. Aktorja Eni Jani i drejtohet me një thirrje të hapur punonjësve të RTSH, për të kontribuar me sa mundësi kanë,
për të mbledhur shumën që duhet të paguhet për ndërhyrjen e bashkëshortit, i cili ndodhet në duart e bluzave të bardha.
Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam shpirt. Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan.
Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shume 19 mije euro te operacionit. Ndjese dhe mendete….”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.