Do vras gruan dhe veten’/ 55-vjeçari kishte lënë një letër, ja çfarë shkruante…

Do vras gruan dhe me pas do vras veten’, kështu është shprehur në një letër shkruar nga autori i vrasjes së bashkëshortes nga Gjergji Mullalli, letër e gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit. Gjergji Mullalli një natë më parë ka vrarë në banesë bashkëshorten e vet 46 vjeçare Luiza Mullalli ndërkohë që dy ditë më parë ka hyrë në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij.”

dhe ka përmbysur shumëçka përfshi dhe orenditë në këtë banesë, për t’u rikthyer një ditë më vonë pasi ka gjetur të vetme në shtëpi 46 vjeçare Luiza Mullalli, të cilën e ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori e ka marrë viktimën në krah për ta hedhur në gropën e ujrave të zeza të banesës, duke mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Pasi ka vrarë bashkëshorten, ditën e sotme 50 vjeçari Gjergji Mullalli në shtëpinë e kushuririt të tij i cili jeton në emigracion ka vrarë dhe veten, duke përmbyllur kështu skenarin e tij të parashikuar. Skenar të cilin e kishte lënë dhe në letrën e fundit të shkruar prej tij. Në ate leter autori kishte bërë shënime të ndryshme mes të cilave dhe një ku shkruante, fillimisht do vras gruan e më pas veten.