Ngjela: “Greqia ka frikë nga gjuha shqipe. Himara kryeqendër e Labërisë…

Avokati Spartak Ngjela ka folur në News24 për çështjen Beleri dhe protestën në Himarë. Ngjela e shpjegon gjithë qëndrimin e Greqisë si një frikë nga gjuha shqipe. Ai tha se sa më shumë zhvillohet gjuha shqipe aq më tmer e kanë. Duke arsyetuar më tej, avokati tha se veprat e njohura si Iliada janë në gegnisht dhe se greqishtja e re nuk ka lidhje me greqishten e vjetër.

“Grekët ende nuk kanë bërë një shtet, por duhet të bëjmë ne një shtet. Grekët janë të ndarë, arvanitasit dhe grekët e ardhur nga Anadolli. E kanë pasur dhe e kanë shumë frikë Shqipërinë.

Në fakt nuk kanë frikë Shqipërinë, kanë gjuhën shqipe. Ata nuk i kanë lejuar arvanitasit të flisnin shqip, i fusnin në burg. Homeri ka 2-3 mijë fjalë shqip. Më tha Gjon Shllaku, përkthyesi i Iliadës, Spartak kam përkthyer Iliadën nga shqipja në shqip. Është gegnisht Iliada. Ai më tha që kuptohet nga Alpet. Nuk ka qenë e shkruar as Iliada, as Odiseja, kanë qenë vargje të mësuara përmendësh. Kuptohet që është poezi veriore e maleve tona veriore. Këtu fillon problemi i frikës dhe nuk janë shumë të thellë në marrëdhëniet me shqiptarët.

Akoma atje ka një territor të madh shqiptar.

Çamërinë e kanë masakruar. Çamët ortodoksë janë atje. Shqip flasin, kam qenë unë. Të tëra këto konvergojnë në një pikë që ata i tremb. Sa më shumë zhvillohet gjuha shqipe aq më tmerr e kanë. Na quanin turq. I them unë njërit, po ç’turk ore, po mirë i thashë ortodoksët që janë grekë dhe myslimanët janë turq, po popullsia më e madhe janë katolikë. E humbi fare logjikën dhe tha ata janë më të poshtër, la bisedën dhe iku.

Ne tani po na ngre shumë gjuha shqipe. Dhe greqishtja e vjetër shpjegohen vetëm me fjalën shqipe duke marrë etimologjinë”, tha Ngjela.


Ku ka çështje Himare, s’ka qenë ndonjëherë çështje. E dinë këta që këngët më të bukura labe janë himariote. Janë shqiptarë. Himara është kryeqendër e Labërisë. Ka të blerë atje. I japin nga 200 euro dhe dalin atje. As Zogu dhe as komunizmi nuk e konsideruan atë zonë greke. Nuk ka pasur shkolla greke atje. Këta kanë hapur shkolla greke, janë budallenj. U shitën. Do t’i thuash më jepni këngët”, u shpreh Ngjela./BW

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: