Rama: “Këngët e Toto Cutugno, përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve

Ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 80-vjeçare këngëtari legjendar italian, Toto Cutugno, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Kryeministri Rama teksa shpreh ngushëllimet, bëri me dije se me legjendën e muzikës italiane do të takoheshin këtë verë në Vlorë.

”Ju ishit një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju”,-shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: