Gjergji Thimo me akuza të forta ndaj Peleshit: “Maternitetin e kthyet në qenef, patriotët i futët në WC”

Gjergji Thimo ka lëshuar akuza të forta publike ndaj ish-kryebashkiakut dhe ish-ministrit Niko Peleshi, duke ngritur një sërë pretendimesh për projektet e realizuara në Korçë, si dhe për situatën politike në vend. Në deklaratat e tij, Thimo e kritikoi ashpër Peleshin, ndërsa ngriti pyetje mbi rikonstruksionin e maternitetit të Korçës.

“Peleshit, pse e tjetërsove maternitetin? I fute gratë dhe nënat tona në një qynef?”, u shpreh ai.

Më tej, Thimo kritikoi edhe projektin e Belvederes, duke pretenduar se një nga pamjet më të bukura të Korçës është dëmtuar.

“Peleshit, për Belvederen i hoqe asaj mrekullie të Korçës vlerën që kishte”, deklaroi ai.

Në një tjetër moment, ai tha se gjatë ditës kishte marrë kërcënime serioze, pa dhënë më shumë detaje mbi autorët apo rrethanat.

“Sot më kanë kërcënuar rëndë”, u shpreh Thimo.

Akuzat e tij vijuan edhe ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë trajtuar patriotët.

“Peleshi patriotët i futi në WC”, deklaroi ai.

Një nga pretendimet më të forta ishte ai se, sipas Thimos, strukturat e SHIK-ut monitorojnë protestuesit.

“SHIK-u është ulur këtu për kafe dhe monitoron. Ka bërë një listë me 185 veta që vijnë në protestë dhe ia ka dërguar mbretit”, pretendoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.