Një shtetas shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”. Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.
“Kam ngarkuar 25 copë, i kam në trailer. Këta po na djegin, 25 bastardë. Është mbushur gjithë mali. Ata janë të betuar të na djegin. Gjithë malet janë plotë, gjithandej.
Unë u bëj thirrje të dilni të gjithë dhe ti mbledhim se do na djegin, unë po ju paralajmëroj”, dëgjohet të thotë shqiptari që i mban të mbyllur emigrantët në një makinë dhe i quan “copë”… dhe bastardë. Mediat greke bëjnë me dije se personi që kapi emigrantët është një shqiptar që jeton në vendin fqin për 33 vite. Shqiptari është më origjinë nga Kukësi, ku bashkë me të kanë rënë në pranga dhe dy grekë.
Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak më vonë.
Pronari i mjetit (shtetas i huaj), i cili shihet në një video duke tërhequr një rimorkio, ku ndaloheshin ilegalisht 13 emigrantë të paligjshëm, me origjinë siriane dhe pakistaneze, u identifikua, u soll dhe u ndalua në Drejtorinë e Sigurimit të Aleksandoupolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Aleksandropolisit. Përveç pronarit të mjetit janë sjellë dhe ndaluar edhe dy shtetas të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.Të arrestuarit i referohen drejtësisë greke.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.