Trajneri i njohur Sulejman Starova, ka analizuar ndeshjen e parë të Superiores, atë ku Skënderbeu mundi Egnatian, duke theksuar se korçarët kishin bërë gjithçka mirë në këtë duel duke u dhënë një leksion rrogozhinasve. Më pëlqeu loja, u bë interesante. Sigurisht kishte momente ku ritmi nuk ishte i lartë, por pamë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë Egnatia bëri pak, krijoi pak, krijoi dy raste për gol në goditje standarte.
Por në përgjithësi, në pjesën e parë korçarët u mbrojtën mirë, patën disa kundërsulme, krijuan edhe ata dy aksione e një goditje shumë të fortë.
Ajo që është më kryesorja, fituan duelet me Duamenen dhe Kasën. Egnatia humbi durimin në ndërtimin e sulmit, se në pjesën më të madhe ishte në gjysmëfushë, humbën durimin qendrat, sidomos Malota, me top të gjatë që shkonte para. Ndaj nuk pamë as minimalen e asaj që Egnatia bëri në pjesën e dytë, edhe ndërrimet bënë të vetën.
Në pjesën e dytë bënë volum, pesë raste për gol, nga një pjesë e parë që prodhuan pak. Mund ta gjejnë ato vete gabimin nga pjesëmarrja në pjesën e parë, duhej të luante kështu që në pjesën e parë. Korçarët i japin leksion me një skuadër të re, modeste, me të rinj të talentuar. Janë për t’u lavdëruar, luajtën mirë. Një trepikësh i shkëlqyer që debuton për të shkuar lart, te ai Skënderbeu që ka qenë, Egnatia merr një leksion, një goditje”, tha Starova në “MCN” për sfidën e parë të Superiores.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.