Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut. Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë dy javëve të fundit :
✅ janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas,
✅ janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
Gjithashtu janë ndëshkuar administrativisht, në total 2144 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 5 drejtues; ✅Janë ndëshkuar 191 drejtues mjetesh për parkime të gabuara;
✅26 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; ✅1760 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
✅6 leje drejtimi të pezulluara.
Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.