Në lokal me babain, më pas i përplasi për vdekje të birin. Çfarë deklaron shoferi shqiptar për ngjarjen: ‘Shpërtheu airbag dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 29-vjeçarit shqiptar Aldo Gjoka, pasi u përplas nga një automjet, shofer i të cilës ishte një bashkatdhetar i tij, në Itali. Gjoka u përplas nga një automjet tip “Jaguar”, teksa po ecte me motorin e tij “Yamaha’ përgjatë rrugës bregdetare Melendugno–Otranto, pranë Torre Specchia, më 7 shtator të këtij viti.

Dëshmia e shoferit të automjetit, Rezart Turkut, 44 vjeç, e bën historinë edhe më të trishtë.

44-vjeçari, në narrativën e tij para gjyqtares së çështjes, Anna Paola Capano, ka deklaruar se para aksidentit tragjik, ai kishte takuar babin e viktimës.Turku është shprehur se para aksidentit të 7 shtatorit ai kishte qenë në një restorant në Ottranto. Pasi kishte mbaruar drekën, Turku i ishte bashkuar një grupi shqiptarësh në restorant, i “joshur” nga atmosfera patriotike.

Një ndër shqiptarët më të cilët Turku kishte biseduar dhe kaluar kohë më shumti në ato momente, kishte qenë babai i Aldo Gjokës.

Prindi i viktimës i kishte dhënë edhe një kartëvizitë Rezerat Turkut, pasi ai dhe djali i tij punonin si murator. I pyetur se si i përshkruan momentet post-aksident, 44-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja pasi kishte humbur ndjenjat 3 herë radhazi, por pranoi se ishte i droguar , duke specifikuar gjithashtu se i ra të fikët sapo i shpërtheu airbag-i i automjetit.

Sipas gjetjeve fillestare, makina po udhëtonte me rreth 120 km/h (shumë mbi kufirin prej 50 të caktuar për atë pjesë të rrugës), dhe pas rreth rrotullimit të kthesës në Via Plutone, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas, duke goditur motorin Yamaha-s që drejtohej nga Gjoka, i cili fluturoi nga motori rreth 20 metra larg, duke përfunduar brenda kopshtit të një shtëpie.

Në lokal me babain, më pas i përplasi për vdekje të birin. Çfarë deklaron shoferi shqiptar për ngjarjen: ‘Shpërtheu airbag dhe…

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 29-vjeçarit shqiptar Aldo Gjoka, pasi u përplas nga një automjet, shofer i të cilës ishte një bashkatdhetar i tij, në Itali. Gjoka u përplas nga një automjet tip “Jaguar”, teksa po ecte me motorin e tij “Yamaha’ përgjatë rrugës bregdetare Melendugno–Otranto, pranë Torre Specchia, më 7 shtator të këtij viti.

Dëshmia e shoferit të automjetit, Rezart Turkut, 44 vjeç, e bën historinë edhe më të trishtë.

44-vjeçari, në narrativën e tij para gjyqtares së çështjes, Anna Paola Capano, ka deklaruar se para aksidentit tragjik, ai kishte takuar babin e viktimës.Turku është shprehur se para aksidentit të 7 shtatorit ai kishte qenë në një restorant në Ottranto. Pasi kishte mbaruar drekën, Turku i ishte bashkuar një grupi shqiptarësh në restorant, i “joshur” nga atmosfera patriotike.

Një ndër shqiptarët më të cilët Turku kishte biseduar dhe kaluar kohë më shumti në ato momente, kishte qenë babai i Aldo Gjokës.

Prindi i viktimës i kishte dhënë edhe një kartëvizitë Rezerat Turkut, pasi ai dhe djali i tij punonin si murator. I pyetur se si i përshkruan momentet post-aksident, 44-vjeçari ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja pasi kishte humbur ndjenjat 3 herë radhazi, por pranoi se ishte i droguar , duke specifikuar gjithashtu se i ra të fikët sapo i shpërtheu airbag-i i automjetit.

Sipas gjetjeve fillestare, makina po udhëtonte me rreth 120 km/h (shumë mbi kufirin prej 50 të caktuar për atë pjesë të rrugës), dhe pas rreth rrotullimit të kthesës në Via Plutone, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas, duke goditur motorin Yamaha-s që drejtohej nga Gjoka, i cili fluturoi nga motori rreth 20 metra larg, duke përfunduar brenda kopshtit të një shtëpie.

Ka fituar zemrat e Shqiptarëve/ Jasir Asani ‘kërcënon’ të mëdhatë: “S’e diskutoj, do shenoj supergola edhe në Europian’…

Shqipëria e futbollit u kualifikua për herë të dytë në Europian, kjo pas barazimit 1-1 në Moldavi. Pas ndeshjes foli edhe Jasir Asani. Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Euro 2024, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur

Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë.

Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin. As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Evropian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën. Do të ishte mirë që në një moment gjatë ndeshjes të pasoja te Hysaj, por kisha hapësirë për të goditur dhe provova portën. Megjithatë, jam i lumtur që u kualifikimin”, ka thënë Asani.

Fidel Ylli: “Në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh, sa i Torinos…

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report Tv, ka deklaruar se së shpajti në Tiranë do të ndërtohet një stadium me 40 mijë vende. Sipas tij, stadiumi që do ndërtohet do jetë një ndër më të bukurit në Europë.

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe ministrisë e federatës janë bërë gjithë këto stadiume.

Por kur shikoj kur Shqipëria do shkonte në Maqedoni për të bërë ndeshjet sepse Qemal Stafa nuk kishte asnjë standart si stadium. Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”- u shpreh Ylli.

Shqipëria në Europian/ Ja 4 kategoritë për çmimet e biletave në Gjermani…

UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar ajo me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se kush do të ishin skuadrat në duelet për të cilat blen biletat. Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik që është kualifikuar në këtë turne.

Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, që do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara.

Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF do të jetë ajo që do të ketë në dispozicion biletat të cilat do t’i nxjerrë më pas në shitje në një numër të caktuar për tifozët e interesuar për t’i blerë, të cilët padyshim që do të jenë të shumtë.

Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash ku 30 euro është më e lira. Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro në fazën në grupe, ku përjashtim bën vetëm ndeshja hapëse me çmime më të larta.

Vajza e Sylvinhos e emocionuar pas kualifikimit kuqezi: “Jam duke qarë në një lokal…

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 kishte si arkitekt trajnerin brazilian Silvinjo. Tekniku ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm duke u treguar të gjithëve aftësitë e tij pas dy eksperiencave jo edhe aq bindëse në karrierën si teknik te Lion dhe Korinthians. Natyrshëm që trajneri ka qenë i gëzuar, por ashtu kanë qenë edhe familjarët e tij, me vajzën Tati e cila nuk e ka fshehur aspak emocionet në postimet në rrjetet sociale.

Ajo jeton në Madrid dhe është shpesh larg të atit, por është shumë e lidhur ngushtë me të ndaj menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Fillimisht është foto e shpërndarë nqa FSHF pas kualifikimit, pastaj mesazhet që ka marrë. Por edhe një bashkëbisedim në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur.

“Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.

Momente paniku në DWTS/ Balerina e njohur dëmtohet rëndë(Video)

“Dancing With The Stars” ka nisur mbrëmjen e sotme me një lajm që askush nuk e priste. Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun, duke u dëmtuar. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe ekzaminimit, Erisa duhet që të qëndrojë për të paktën gjashtë javë larg sallës së provave. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve.

Shqiponjat në ‘EURO 2024’/ Ja kur hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Europian…

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 i cili zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo siguruan biletën e tyre pa u luajtur ndeshja e fundit në fazën në grupe dhe tashmë presin të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë turne.

Këta emra do të mësohen shumë shpejt, pasi shorti i EURO 2024 sa i përket turneut final, do të hidhet më datë 2 dhjetor.

UEFA organizon ceremoninë në atë datë në orën 18:00 në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off. Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë, në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.

Sylvinho: “E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, gjithçka është shumë e bukur….

Pas kualifikimit të Shqipërisë në Europian, trajneri Sylvinho foli në emisionin Kuqezi teksa theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve. Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur.

Nuk është vetëm Sylvinho, është Zabaleta, Doriva, Bulku i gjithë stafi.

Më shumë se taktika është pasioni dhe dashuria për futbollin, ka pasion në punën tonë. Rezultati nuk vjen shpejt, ne kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultat, është një kombinim i mirë.

Moldavia po luante për gjithçka, nuk kishin çfarë të humbnin. Luanin me topa të gjatë dhe ishte e vështirë, ata nuk kanë humbur në shtëpi. Kanë humbur vetëm një ndeshje në kualifikuese, kundër nesh në Shqipëri. Kombëtarja është e hapur për lojtarë të rinj, kemi një skuadër të konsoliduar, por kjo është puna e një kombëtareje, jemi gati të presim lojtarë që janë në formë.

Mbërrin Gjimshiti- Ky djalosh e meriton shumë këtë moment,është shembull për të gjithë ne.

Isha i bindur që ishte një grup i vështirë dhe të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë. Mendoj se momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë dhe nuk e meritonim humbjen, aty ndryshoi sjellja e lojtarëve. Ishte moment kyç.

A do të fitojmë Europianin? Ndeshja e radhës është kundër Ishujve Faroe”, u shpreh Sylvinho.

Sot 9 vite pa Dr.Florin/ E bija, bashkëshortja dhe miqte e kujtojnë me mall…

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 9 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë .Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij. Perveç Landit dhe Mirit te grupit West Side Family ka vajza e tij, që tani është rritur e kujton të atin në çdo ditë të rëndësishme për të, siç ka bërë edhe sot.

“Më mungon”, ka shkruar ajo krah fotove të veçanta me babain.

Të njëjtin postim e ka ndarë dhe nëna e saj, partnerja e Dr Florit duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Dr. Flori la pas 2 fëmijë, për të cilët Blerina është kujdesur si një heroine.

‘Gjermania vlla nuk është si më përpara’/ Kuqezinjtë zjarr në dhomat e zhveshjes…

Futbollistët kuqezinj kanë zhvilluar një superfestë legjitime në dhomat e zhveshjes pas barazimit me Moldavinë, pasi tashmë jemi zyrtarisht të kualifikuar në kampionatin Europian. Në një video të hedhur në rrjetet sociale nga Arbnor Muja, dëgjohet se si kuqezinjtë këndëjne

‘Gjermania vlla nuk është si më përpara

ndërsa në fytyrat e tyre shihen lot gëzimi.

https://youtube.com/shorts/zvnIQx4UcWs?si=LVSLEK8ss5oj-QdW

Po vijnë ditë të acarta, si ndryshon moti këtë fundjavë…

Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash. Në zonat malore termometri pritet të shkojë deri në minus 1 gradë celsius. Ndërsa pritet të ketë dhe reshje bore. “Paqëndrueshmëria atmosferike që tashmë është prezente mbi vendin tonë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë duke sjellë mot me vranësira dhe me reshje shiu që do jenë me intensitet të ulët e hera herës në veri-perëndim me intensitet deri mesatar.

Në zonat malore në verilindje në lartësitë mbi 800 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 1 mijë metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës por me intensitet të ulët”, u shpreh sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari.

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në vendin tonë moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta por me erë të fortë në zonat bregdetare.

“Vlen për t’u theksuar pikërisht dhe elementi erë që do fillojë të intensifikohet që në orët e pasdites së sotme. Do jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10 metër për sekondë por herë herë, përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 ose 25 metër për sekondë duke bërë që valëzimi si në Adriatik ashtu dhe në detin jon të jetë i lartë 4 deri në 6 ballë”, tha sinoptikania.

Për shkak të erës së fortë, që pritet të përshijë bregdetin, në Durrës, u pezullua lundrimi i trageteve që nisen nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas. Kjo pasi dallgët pritet të shkojë deri në 3.5 metra. Po ashtu u ndalua edhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese. Edhe fillimi javës pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave të qëndrueshme dhe të ftohta. Ndërkohë duke filluar nga dita e hënë intensiteti i erës do të bjerë.

Gjimshiti bën kapitenin: “Përjetim i papërshkrueshëm, kemi tifozët më të mirë në botë…

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka thënë pas kualifikimit në Euro 2024 se barazimi 1-1 në Moldavi nuk ishte ndeshja më e mirë. Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim.

E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit.

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.

Kualifikimi i kuqezinjve në Europian/ Reagon edhe UEFA: “ Koha e festës për Shqipërinë…

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Minuta e 25-të ishte deçzive për tanët, që me sulmuesin kavajas Sokol Cikalleshi shënuan nga 11 metërshi i fituar prej Seferit. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Baboglo që në minutën e 87-të barazoi ndeshjen për moldavët. Me këtë barazim kuqezinjtë janë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2024.

Menjehere me pas UEFA ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në fazën finale të Europianit 2024. Institucioni i futbollit evropian ka shpërndarë foton e Mujës, me përshkrimin “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024”.

Përgjaken rrugët/ 20 vjeçari përplas për vdekje këmbësorin…

Aksident me vdekje në Elbasan. I riu përplas me mjet një të moshuar i cili ndërron jetë gjatë transportimit me ambulancë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në unazën e qytetit. Automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.