Vajza e Sylvinhos e emocionuar pas kualifikimit kuqezi: “Jam duke qarë në një lokal…

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 kishte si arkitekt trajnerin brazilian Silvinjo. Tekniku ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm duke u treguar të gjithëve aftësitë e tij pas dy eksperiencave jo edhe aq bindëse në karrierën si teknik te Lion dhe Korinthians. Natyrshëm që trajneri ka qenë i gëzuar, por ashtu kanë qenë edhe familjarët e tij, me vajzën Tati e cila nuk e ka fshehur aspak emocionet në postimet në rrjetet sociale.

Ajo jeton në Madrid dhe është shpesh larg të atit, por është shumë e lidhur ngushtë me të ndaj menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Fillimisht është foto e shpërndarë nqa FSHF pas kualifikimit, pastaj mesazhet që ka marrë. Por edhe një bashkëbisedim në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur.

“Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: