Asllani shpreh pakënaqësi: “Ishujt Faroe na befasuan, mirë që nuk pësuam…

Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, Kristjan Asllani bëri disa herë përpjekje për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit, por pa sukses. Ai shton se duhet punuar edhe më shumë, edhe pse nuk e fsheh lumturinë për kualifikimin në Europian. Lojtari shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit pasi thotë se luan për të fituar.

Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë.

Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, u shpreh Asllani pas kualifikimit në Euro 2024 (0-0 ndaj Ishujve Faroe).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: